21:10 / 08.11.2019
Hyn në fuqi marrëveshja tregtare BE-Singapor
Marrëveshja tregtare mes BE-së dhe Singaporit, kundërshtuar nga disa OJQ, do të hyjë në fuqi më 21 nëntor, njoftoi Komisioni Evropian pas miratimit nga shtetet anëtare.
“Bëhet fjalë për marrëveshjen e parë tregtare dypalëshe të BE-së me një vend të Azisë Juglindore, gur themeli i një marrëdhënieje shumë të ngushtë mes Evropës dhe një prej rajoneve më dinamike të botës”, theksoi presidenti i ekzekutivit europian, Jean-Claude Juncker.
Singapori është partneri i parë tregtar i BE-së brenda Shoqërisë së Kombeve të Azisë Juglindore, ASEAN.
Shuma e këmbimeve mes dy palëve arrin më shumë se 53 miliardë euro mallra dhe 51 miliardë euro në shërbime.
Më shumë se 10000 kompani evropiane kanë selitë e tyre rajonale në këtë vend të vogël aziatik./ATSH/























