12:03 / 11.11.2019
Minatorët e `Trepçës` nisin grevën
Minatorët e Kombinatit metalurgjik “Trepça”, kanë bojkotuar sot punën, duke filluar kështu grevën për shkaka të pagave të cilat nuk i kanë marrë për muajin tetor dhe një pjesë e pagave nuk u është dhënë po ashtu për muajin shtator.
Kështu ka thënë për gazetën “Epoka e re”, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. “Sot ndërrimi i parë i punëtorëve nuk e ka filluar punën dhe minatorët kanë hyrë në grevë. Pagat duhet të paguhen, sot është data 11 nëntor dhe ne ende s’ kemi marrë paga, po ashtu minatorët s’kanë marrë një përqindje të pagave edhe të muajit shtator”, ka thënë Osmani, duke shtuar se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.























