KEDS rregullon tensionin për 150 konsumatorë të Bardhoshit
BKT
Ekonomi

KEDS rregullon tensionin për 150 konsumatorë të Bardhoshit

RTKlive

Ekipet e KEDS-it kanë investuar në rrjetin elektrik në një lagje të fshatit Bardhosh të Prishtinës, duke përmirësuar dukshëm tensionin për banorët e kësaj pjese, të cilët kanë pasur shpesh problem me rënien e tensionit.

Ekipet kanë filluar me punimet në rrjet, duke ndërtuar linjën 10 kV me përçues ajror dhe me shtylla betoni. Nga tri daljet 0.4 kV, dy nga këto janë punuar me kabllo bistekë dhe një me kabllo nëntokësore. Gjithashtu ekipet kanë bërë riparimin e blindës të tensionit të ulët 400 kVA dhe transformatorin 400 kVA.


Pas këtyre investimeve vlerat e tensionit janë normalizuar. Duke pasur parasysh që konsumatorët e lagjes në fjalë, kanë qenë duke u furnizuar nga një dalje 0.4 kV, ka qenë e domosdoshme të investohet në përforcimin e tensionit.
Nga ky investim direkt kanë përfituar 105 konsumatorë, por në mënyrë indirekte kanë përfituar shumë konsumatorë të tjerë, pasi është bërë shkarkimi i ngarkesave nga nënstacioni ekzistues.Image may contain: one or more people, tree, outdoor and natureImage may contain: one or more people, sky, outdoor and natureImage may contain: people standing, sky and outdoor


MË SHUME NGA Ekonomi