16:22 / 11.11.2019
ATK vazhdon me performancë të mirë të të hyrave
Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon të ketë progres në mbledhjen e të hyrave edhe për periudhën janar-tetor 2019, duke grumbulluar 432.3 milionë euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 10.4 % apo 40.6 milionë euro më shumë.
Rezultat i kësaj performance është rritja e përmbushjes vullnetare, ofrimi i shërbimeve profesionale dhe transparente ndaj tatimpaguesve, rritja e komunikimit me tatimpaguese, si dhe intensifikimi i aktiviteteve të tjera në terren.
Po ashtu, rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilët bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.























