VIDEO-KEDS Academy mundësi e mirë për të rinjtë kosovarë
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të ftuar ishin drejtoresha për Komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj dhe pjesëmarrësja nga gjenerata e IV e KEDS Academy, Drenusha Gashi, të cilat prezantuan prezantuar programin e KEDS Academy VII, program i cili është një mundësi e mirë për rinjtë kosovarë që të jenë pjesë qoftë e KEDS-it dhe të mësojnë për sistemin energjetik.
Drejtoresha për Komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj, ka inkurajuar studentët e Kosovës që të aplikojnë në këtë program i cili ofron shumë mundësi dhe në fund të pajisen për certifikata.
“KEDS Academy është një program një vjeçar, i cili është themeluar në vitin 2013, pikërisht në vitin kur KEDS ka filluar operimin në Kosovë . Ky program ka për qëllim avancimin e mëtutjeshëm profesional të studentëve dhe nxënësve si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Deri më sot KEDS Academy numëron gjashtë gjenerata, me rreth 300 studentë dhe nxënës që janë certifikuar nga ky program”, tha ajo në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas saj ky program ka qëllim edukimin dhe përgatitjen për tregun e punës.
Ajo bëri me dije se studentët dhe nxënësit kanë mundësi që të aplikojnë deri më 15 nëntor. “Të gjithë studentët dhe nxënësit në vitin e fundit të studimeve që janë pjesë e studimeve nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe kompjuterike, Drejtimi Elektroenergjetikë, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Drejtimi i Ndërtimtarisë, si dhe Shkolla e mesme, Profili Elektroteknikë - drejtimi energjetik, Profili Instalues Elektrik, Profili Makina elektrike”, tha ajo. Sipas saj ka pasur interesim të madh.
“50 % e atyre që kanë qenë në KEDS Academy, tani janë punëtorë në KEDS”, theksoi Pajaziti-Arifaj. Për këtë program, KEDS ka bashkëpunim me MASHT-in dhe Universitetin e Prishtinës.
Kurse pjesëmarrësja nga gjenerata e IV e KEDS Academy, Drenusha Gashi, e cila sot është punëtore në KEDS si inxhiniere për Mbrojtje Rele dhe Scada, ka thënë se ka qenë një përvojë shumë e mirë në KEDS Academy dhe nga kjo ka mësuar shumë.
Ajo bëri me dije se ka interesim nga të rinjtë për të qenë pjesë e KEDS-it. Sipasaj saj programi është e integruar në praktikë.























