VIDEO-Zhvillimi ekonomik, fokus kryesor i qeverisë së re
BKT
Ekonomi

VIDEO-Zhvillimi ekonomik, fokus kryesor i qeverisë së re

Visar Krasniqi RTK

Energjetika, Minierat e lehtësia e të bërit biznes duhet të jenë prioritetet e Qeverisë së re. Njohës të ekonomisë, thonë se Qeveria e re, do të përballet në fillim me kërkesën e garantimit të kredisë për termocentralin Kosova e re, sfidë që duhet të zgjidhet.

Zhvillimi ekonomik i vendit, duhet të jetë prioriteti kryesor i Qeverisë së re. Kështu të paktën vlerësojnë ekspertë të ekonomisë dhe drejtues të Odave Ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thotë për RTK-në se Qeverisë i duhet fillimisht një strategji zhvillimore. "Ajo mund të bëhet për 100 ditë, në mënyrë që të dihen orientimet ekonomike të saj", tha ai. Zeka thotë se bashkimi i ministrive të ekonomisë në një të vetme, duhet të ndodh.

Kurse esperti i ekonomisë, Ismet Mulaj thotë për RTK se Qeveria e re, prioritet duhet ta ketë energjetiken.

Pretenduesit për formimin e Qeverisë së re, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, kanë premtuar se bizneset, investitorët tash e tutje do ta kenë vetëm një adresë.

 


MË SHUME NGA Ekonomi