10:17 / 12.11.2019
Rikuperojnë aksionet aziatike
RTKlive
Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.7 për qind, duke shkuar në 23,348.86 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.29 për qind, në 1,699.15 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.51 për qind, duke shkuar në 27,063.17 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.17 për qind, në 2,914.82 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.79 për qind, në 2,140.92 pikë.























