Diaspora shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës
BKT
Ekonomi

Diaspora shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës

RTKlive

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare sot po funksionon në shumë vende të botës dhe qëllimi që nga themelimi i këtij rrjeti ka qenë bashkëpunimi mes bizneseve shqiptare.

Nazar Mehmeti, president i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, tha se në fillim kanë qenë vetlm disa persona, ndërsa sot janë shumë.

"Kemi qëllim të rrisin sa më shumë bashkëpunimin e  bizneseve shqiptare", tha ai.

Kurse Naim Dedushaj, themelues, tha se me këtë rrjet është rritur bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në diasporë.

"Sot ky rrjet është në 25 vende të botës. Ky rrjet ka synim forcimin ekonomik" tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij tani janë urë lidhëse. 'Mërgata shqiptare gjithëherë ka dhënë shumë për Kosovën dhe tani ka ardh koha për investimet", tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi