Grantet për start-up mundësi për të rinjtë
BKT
Ekonomi

Grantet për start-up mundësi për të rinjtë

Albulena Bytyqi , Radio Kosova

Argjenda Buzhala, është njëra nga studentet përfituese të grantit start-up, në vlerë prej 5 mijë eurosh, që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë për 85 të rinj nga Kosova.

Buzhala tha për Radio Kosovën se këtë grant do ta përdorë për hapjen e një kopshti për fëmijë.

E nga  Ministria e Kulturës thonë se objektivë kryesore e këtyre granteve është hapja e mundësive për të rinjtë dhe zvogëlimi i papunësisë.

Argjenda Buzhala dhe Avdyl Krasniqi, studentë në Universitetin e Prishtinës dhe njëherësh përfitues të grantit start-up, në vlerë prej 5 mijë eurosh, thanë për Radio Kosovën se këto grante do t’i implementojnë në bizneset e tyre. 

Argjenda do të hapë një kopsht për fëmijë në Prizren,  kurse Avdyli një studio për video dhe fotografi në Prishtinë.

"Jam përfituese e grantit për start-up, në vlerë prej 5 mijë eurosh, nga Departament për Rini nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ideja ime për biznes është të hapi një kopsht për fëmijë në Prizren. Sa i përket biznesit tim jam orientuar për  të hapur një studio për fotografi dhe incizimin e dasmave", tha ajo.
 
Feim Hoxha, drejtor i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, tha për Radio Kosovën se grante start-up që i ka ndarë  Ministria për 85 studentë, objektivë kryesore kanë të sigurojnë mundësi për të rinjtë e papunë, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës. 

"Këtë vit kanë aplikuar 118 studentë kurse janë mbështetur 85, nga mosha 18-24 vjeç, ku kanë fituar nga 5 mije euro secili prej tyre. Këta studentë janë trajnuar 5-6 ditë nga organizata të ndryshme dhe qëllimi i këtyre granteve  ka qenë  rritja e punësimit" tha ai.

Për këtë vit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për grante start-up ka ndarë 408 mijë euro dhe ka premtuar se nga viti në vit kjo shumë do të rritet, sepse ky është një investim për të ardhmen e të rinjve tanë.   

 


MË SHUME NGA Ekonomi