14:45 / 17.11.2019
Nesër hapet `Java Globale e Ndërmarrësisë 2019`
RTKlive
Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nesër mban ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë, e cila organizohet nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK).
Ceremonia hapëse duke filluar nga ora 10:00 në Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ndërsa do të jetë një mundësi e mirë për të mësuar më shumë për të gjitha organizatat partnere dhe të gjitha aktivitetet që do të organizohen për shënimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.























