OEK: Bizneset kosovare mirëpresin arritjen e një marrëveshje me Serbinë
Bizneset kosovare e mirëpresin arritja e marrëveshjes paqësore me Serbinë duke besuar që kjo do ndikojnë në rritjen e investimeve direkte të huaja në Kosovë, rritjen e eksportit, si dhe shtimin e fokusit të politikës kosovare te bizneset.
Kështu thotë hulumtimi i Odës Ekonomike të Kosovës me temën “Prezantimi i hulumtimeve rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi”.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se 41 përqind e ndërmarrësve të Kosovës, konsiderojnë se arritje e një marrëveshje me Serbinë do rriste eksportin e Kosovës.
Sipas tij, mbi 63 përqind vlerësojnë se arritje e kësaj marrëveshje do ndikonte edhe në rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.
Në bazë të këtij hulumtimi ku të targetuara kanë qenë ndërmarrjet vendore del se 75 përqind e bizneseve mendojnë se Serbia ka pasur ndikim negativ në zhvillimin bizneseve kosovare.
Dhe si barriera kryesore, ata i kanë renditur humbjen e tregjeve, konkurrenca e padrejtë, dëmtimi i imazhit të Kosovës.
Kryetari i OEK, Berat Rukiqi tha se në bazë të këtij hulumtimi del se mbi 33 përqind e bizneseve konsiderojnë se mungesa e marrëveshjes me Serbinë ka ndikuar në nivelin e ulët të eksportit të mallrave kosovare.
Lidhur me gjendjen e të bërit biznes në Kosovë gjatë muajit korrik, gusht, shtator, sipas bizneseve gjendja është e kënaqshme dhe ka rritje të indikatorit të besueshmërisë, derisa shkalla e papunësisë mbetet stabile.
Si barriera me të cilat bizneset janë ballafaquar gjatë këtyre tre muajve, janë konsumatorët nuk paguajnë me kohë, konkurrenca jolojale, mungesa e mjeteve financiare etj.























