Mehmeti: BQK-ja vuri bazat e shtet-ndërtimit
RTKlive
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”,
Të pranishëm ishin drejtuesit më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, institucioneve tjera financiare dhe drejtues të bankave qendrore nga rajoni dhe më gjerë.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se institucioni që ai udhëheq ka vënë bazën e shtet-ndërtimit me themelimin e saj.
“BQK-ja është institucion i ri krahas angazhimeve të mëdha për organizimin nga e para, filloi së angazhuari për ndërtimin e infrastrukturës financiare për fillimin e sistemit financiar në Kosovë. Në këtë mënyrë BQK-ja shumë shpejt filloi aktivitetin për ndërtimin e sistemit të pagesave, formulimin e kornizave për sektorin financiar”.
“Fillimi i funksionimit të BQK-ja koicidon me kohën kur pjesa më e madhe e vendeve të rajonit ishin drejtë përfundimit të tranzicionit. BQK-ja mësoj shumë nga vështirësitë e bankave qendrore të vendeve në tranzicion dhe zgjodhi modelin ku, i cili u tregua i suksesshëm për zhvillimin e një sektori financiar efikas dhe të qëndrueshëm”.
Sipas tij, BQK-ja ka ndjekur një politikë të shëndoshë të besimit i cili ka shërbyer si fondament i zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Kosovë.
“Në këtë mënyrë BQK-ja vendosi bazat e një sistemi financiar të bazuar në pronësi private dhe hapi dyert për hyrjen e sistemeve financiare në Kosovë. BQK-ja në vazhdimësi ka ndjekur një politikë të shëndoshë të besimit i cili ka shërbyer si fondament i zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Kosovë”.
I pari i BQK-së ka thënë se është krenar me arritjet e BQK-së.























