Bundesbank: Ekonomia mbetet e ngadaltë

Bundesbank: Ekonomia mbetet e ngadaltë

Ekonomia gjermane mbetet e ngadaltë, sipas parashikimeve të Bundesbank, që parasheh konfirmimin e trendit aktual edhe për festat e fundvitit.

“Kjo fazë e dobësisë në ekonominë gjermane me sa duket do të vazhdojë edhe në tremujorin e fundit të 2019″, thuhet në buletinin e nëntorit të Bankës Qendrore.

Sidoqoftë, sipas vlerësimeve të publikuara sot, situata nuk duhet të përkeqësohet në mënyrë të konsiderueshme.

”Bundesbank po merr të gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë vendase”, thuhet në bulletin.


MË SHUME NGA Ekonomi