BQK-ja merr përkrahje nga FMN-ja për rritjen e çmimeve të sigurimeve

BQK-ja merr përkrahje nga FMN-ja për rritjen e çmimeve të sigurimeve

Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë vizitës që po i bën Kosovës në shënim të 20 vjetorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) ka folur edhe për çmimet e sigurimeve që së fundit me vendim të BQK-së, janë rritur në bazë të inflacionit vjetor e llogaritur në përqindje është 26 për qind.

“Ne punojmë me autoritetet, jemi të vetëdijshëm për këto probleme dhe e kuptojmë se ekziston një lloj rezistence ndaj këtyre përpjekje për qëndrueshmëri financiare”, tha Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë.

Ai është shprehur se nuk dëshiron të komentoj për çështje specifike. “Nuk dua të komentoj për çështje specifike, siç është kjo për kompani të caktuar, por ne në përgjithësi i mbështesim masat për stabilizuar sektorët për qëndrueshmëri që ato të jenë më të shëndosha dhe ato t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, tha zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi