Zaev: "Macedonia the Great" ura midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
BKT
Ekonomi

Zaev: "Macedonia the Great" ura midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev  deklaroi se zgjidhja e qëndrueshme për markat tregtare të mallrave nga rajoni gjeografik i Maqedonisë “do të jetë akoma një urë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në pjesën për forcimin e miqësisë, partneritetit strategjik dhe qëllimi është që të gjithë ne të jemi të suksesshëm”.

Ky është mendimi i kryeministrit të Maqedonisës së veriut Zoran Zaev i shprehur në lidhje me markën tregtare të prezantuar javën e kaluar në Greqi "Macedonia the Great" për produktet e prodhuara në pjesën greke të rajonit gjeografik Maqedonia.

Sot tek ne është “Made in Macedonia” dhe duhet ta zgjidhim këtë çështje në frymën e Marrëveshjes së Prespës. Kemi një regjion të shkëlqyeshëm – Macedoni. Pse të mos jetë “Maqedonia për të gjithë”? – e bëri këtë pyetje retorike Zaevi. Më herët nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut shpallën se nuk kanë marrë informacion për krijimin e markës tregtare "Macedonia the Great" dhe mendojnë se ky është një hap që është në dëm të mirëbesimit ndërmjet të nyja vendeve.


MË SHUME NGA Ekonomi