21:58 / 20.11.2019
Telekomi i Kosovës anulon konkursin e fundit për punësim
Telekomi i Kosovës e ka anuluar konkursin e fundit për punësim që e kishte publikuar së fundmi.
TK njofton se konkursi është anuluar.
“Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Shitjes (5) ekzekutues, Teknik (5) ekzekutues, i shpallur me datë 09.11.2019 me numër 01-6075/19. I falenderojrmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, thuhet në njoftim.























