Mehmeti: Çmimet për sigurimin e veturave nuk janë ndryshuar nga viti 2001
BKT
Ekonomi

Mehmeti: Çmimet për sigurimin e veturave nuk janë ndryshuar nga viti 2001

RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur BQK-ja se ka qëllim të ruajnë stabilitetin dhe qendrueshmërinë e fushës së sigurimeve.

“Ne kemi qëllim edhe të mbrojmë polismbajtësit. Ne kemi pasur edhe rekomandim nga FMN, që kanë vlerësuar se duhet të rishikohen tarifat e sigurimit. Çmimet nuk kanë qenë të ndryshuar nga viti 2001 dhe deri më tani nuk ka pasur ndryshim. Rishikimi është dashur të bëhet në çdo vit. Ne e kemi obligim ligjor që të rishikohen tarifat. Qëllimi ynë është të mbrojmë polismbajtësin dhe të ruajmë stabilitetin e sigurimeve. Kemi pasur shumë ankesa në BQK për telashet në pagesa”, tha Mehmeti në një konferencë për media.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, bëri me dije se një kompanisë së sigurimeve i ka marrë licenca. “Nuk do të tolerojmë që të shkelen ligjet. Sipas tij janë disa faktorë që kanë ndikuar që të rritet pagesa për sigurimeve. “Ne kemi marrë kërkesë që të rriten çmimet  36 %, por ne kemi refuzuar si të tillë”, tha ai.

Sipas tij në vitin 2001 nuk janë njohur policat e Kosovës në Shqipëri. “Vetëm në vitin 2018 është pagur mbi 400 mijë euro në Shqipëri për demet që i kanë shkaktuar atje", tha ai.

Mehmeti: Mund të angazhojmë kompani ndërkombëtare për të bërë vlerësimin e vendimit

“Ne jemi të hapur për të gjitha opsionet, nuk thash që do të ketë zbritje, unë thash që jemi për, që në rast se vlerësohet, ne mundemi të angazhojmë kompani të licencuara ndërkombëtare për të bërë vlerësimin aktual të primit. Deri në atë kohë vendimi është marrë dhe është ky që është. Po ashtu, jemi për që për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shkelje ligjore që konsiderohet se ka vepër penale për çfarë do natyre qoftë, nga kushdo qoftë, ne jemi për dhe përkrahim që të shkojmë prokurori dhe të merren masat”, tha Mehmeti. 

Kurse Sokol Havolli zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, tha se BQK është duke marrë veprime për të përmirësuar industrinë e sigurimeve.

Ai tha se vendimi për rritje 26. 6 për qind nuk paraqet shkelje ligjore dhe gjithashtu nuk është në kundërshtim me Autoritetin e Konkurrencës.

Havolli: Rritja është 26.6 për qind dhe është vendim ligjor

“Rritja është 26.6 për qind dhe aplikohet ndaj çdo nënkategorie e njëjta. Banka Qendrore Kosovës nga Kushtetuta, me ligjin e BQK-së, me ligjin e sigurimeve dhe në rregulloren për përcaktimin  tarifave e ka kornizën e vet të plotë ligjore nëpërmjet të cilave mund vendos për caktimin e tarifave. Rrjedhimisht është vendim plotësisht ligjor nuk ka kurrfarë dilemë këtu. As Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka cilësuar”, deklaroi Havolli. 

“Ne i kemi dhënë ultimatum kompanive të sigurimeve për shpenzimet. Ne do të ndryshojmë edhe rregulloren për të ulur shpenzimet, po ashtu edhe do të ndryshojmë modelin për të bërë biznes. Nuk do të tolerojmë që vetëm TPL-ja, të jetë biznes i kompanive të sigurimeve”, tha ai. Edhe Havolli tha se që nga viti 2001 nuk ka pasur asnjë ndryshim të çmimeve të sigurimeve në Kosovë.

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi