Zeka: Të rinjtë nuk po shohin perspektivë, duhet të tregohemi më inovativ
BKT
Ekonomi

Zeka: Të rinjtë nuk po shohin perspektivë, duhet të tregohemi më inovativ

Në kuadër të “Javës Globale të Ndërmarrësisë”, Oda Amerikane e Kosovës në përkrahje të ICK-së ka organizuar ngjarjen “A jeni kampion i suksesit”.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, deklaroi se të rinjtë duhet të jenë ndërmarrës dhe të kenë objektiva të caktuara për të pasur sukses.

Zeka tha se kjo është një periudhë kur të rinjtë nuk shohin perspektivë dhe thelbi i kësaj jave duhet të jetë ndarja e tregimeve të suksesit në Kosovë.

“Secili i ri duhet të jetë ndërmarrës dhe të jap kontributin e vet. Shpresoj që do të tregojmë inovacion modest të shtetit tonë. Suksesi është relativ, lidhet me shënimet, objektivat qe ia caktojmë vetës. Kur t’i përmbushim mund të themi se ia rritëm. Secili prej jush të keni objektiva. Ekziston një zhgënjim të të rinjtë pasi qëllimet e tyre i shohin jashtë vendit”, u shpreh Zeka.

Përfaqësuesi i projekti “Are you a champion”, Ardian Hoxha, ka rrëfyer objektivat që dërgojnë drejt rrugës së suksesit.

Hoxha para të rinjve ka shpjeguar hapat e para për tu bërë lider në një fushë të caktuar.

“Kam arritur të deshifroj se çka është sukses. Në çdo profesion për tu bërë kampion është i njëjtë. Ajo që dallon është industria. Për të arritur sukses rrugëtimi është i njëjtë. Ne nuk lindim të ditur por mundemi të mësojmë. Duke mësuar gjërat ne dimë ti realizojmë. Është teknikë me mendua çka po mungon dhe vazhdimisht duke bërë këtë ushtrim mësojmë gjëra që na nevojiten në ato momente”

“Frika është më fillua diçka, frikësohen me fillua një punë ose për të aplikuar një punë. Frikësohen për të filluar një biznes. Shumë prej neve na duket e pa arritshme dhe e lejme punën e sotme për nesër. Kjo është hajni e kohës”, ka thënë ai.

“Java e Ndërmarrësisë Globale” me mbi 10 milionë pjesëmarrës ndërsa në Kosovë do të jetë e hapur deri të dielën (18-24 nëntor).

Gjatë kësaj kohe do të organizohen trajnime, takime me sipërmarrës, prezantimi i ideve të ndryshme të biznesit, tryeza të rrumbullakëta dhe konkurse.


MË SHUME NGA Ekonomi