Sot hapet `Konventa e bizneseve të diasporës dhe të huaja`
BKT
Ekonomi

Sot hapet `Konventa e bizneseve të diasporës dhe të huaja`

RTKlive

Sot do të hapet Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja, e cila do të mbahet me 25 dhe 26 nëntor, 2019, në Prishtinë.

Ky organizim ka për qëllim të krijojë rrjetëzim dhe bashkëpunim mes bizneseve të Kosovës, Diasporës dhe atyre të huaja, duke i bashkuar në një pikëtakim. Krijimi i marrëdhënieve të reja të partneritetit mes bizneseve pjesëmarrëse është mision i ynë, andaj kjo ngjarje synon të ofrojë mundësi të integrimit në fushën e ekonomisë përmes takimeve B2B.

Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja organizohet nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida.


MË SHUME NGA Ekonomi