Diaspora shtyllë e rëndësishme për ekonominë e Kosovës
RTKlive
Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja, do të mbahet me 25 dhe 26 nëntor, 2019, në Prishtinë. Ky organizim ka për qëllim të krijojë rrjetëzim dhe bashkëpunim mes bizneseve të Kosovës, Diasporës dhe atyre të huaja, duke i bashkuar në një pikëtakim.
Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri tha se në këtë konventë marrin shumë biznese. “Do të jetë një mundësi e mirë për bizneset. Krijimi i marrëdhënieve të reja të partneritetit mes bizneseve pjesëmarrëse është mision i ynë, andaj kjo ngjarje synon të ofrojë mundësi të integrimit në fushën e ekonomisë përmes takimeve B2B”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kurse Skender Rama, drejtor i projektit USAID Empower sektori privat, tha se sot do të ketë prezantime. “Sot do të ketë prezantime nga komunat, si dhe prezantime nga bizneset e suksesshme”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai tha se USAID Empower sektori privat, ka vendosur të mbështes, pasi që bizneset nga diaspora kanë potenciale të mëdha.
Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja organizohet nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOËER Sektori Privat në partneritet me Sida.























