15:06 / 25.11.2019
VIDEO-Rritja e çmimit do t`i mbrojë polismbajtësit
RTKlive
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, tha se kërkesa për rritje të çmimit nga kompanitë e sigurimeve ka ardhur për shkak të shumë faktorëve.
Ai tha se kërkesa është bërë në mënyrë individuale nga kompanitë e sigurimeve. “Nga viti 2001 nuk ka pasur rritje të çmimit. Sot kemi shumë vetura, deri tani kanë vdekur mbi 2500 persona, është rritur numri i veturave, sot kompanitë nuk i marrin të gjitha mjetet, janë taksat, është bonus-malus që nga viti në vit i marrin të siguruarit.
“Kemi paguar 400 milionë euro dem, kemi paguar rreth 40 milionë euro për vetura të pa siguruara. Kompanitë e sigurimeve kemi paguar 100 milionë euro tatime që ka qenë e padrejta. Ne e kuptojmë se ka reagime tek qytetarët, por me këtë do të ndikojë në përgjithësi edhe tek punëtorët, sot në këtë sektor janë të punësuar 2700 punëtorë”, tha Mazreku sot në INFO 3 Live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai ka përmendur edhe mbështetjen që ka hasur ky vendim nga akterët e ndryshëm. Mazreku sot ka mbi 355 mijë vetura.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, bëri me dije se ka shumë kushtëzime për të regjistruar qytetarët e Kosovës.
“Ka shumë kushtëzime, ne kemi kërkesë tek Avokati i Popullit për një kushtëzim që ka të bëj me kushtëzime për taksa. Nuk është e drejt që qytetarët e Kosovës të kushtëzohen, ne presim nga Avokati i Popullit”, tha ai.
Mazreku vlerësoi se protestat janë e drejtë qytetare.























