VIDEO-Hajdarhoxha: Vendimi duhet të pezullohet nga BQK-ja
RTKlive
Në Bankën Qendrore të Kosovës sot grupi “Marakli t’kerreve” ka dorëzuar një kërkesë gjashtëpikshe lidhur me kundërshtimin e tyre për ngritjen e çmimit të sigurimit të veturave.
Në emër të këtij komuniteti, Agan Hajdarhoxha, ka dorëzuar kërkesën në BQK, kur në pikën e parë kërkohet që të pezullohet vendimi i menjëhershëm ose i përkohshëm për ngritjen e çmimit prej 26.6 përqind.
Hajdarhoxha, ka kërkuar edhe njëherë të pezullohet. Ai tha se në në INFO 3 Live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), se presin përgjigje nga BQK-ja.
Sipas tij ka shumë arsyeje që të mos ketë pasur rritje. Ai tha se cdo qytetari i duhen 350 euro për të regjistruar veturën.
Kërkesat janë si më poshtë:
1. Pezullimi i menjëhershëm, ose i përkohshëm i vendimit për rritje prej 26.6 për qind
2. Shqyrtimi i vendimit të ri së bashku me ne, si përfaqësues të qytetarëve, por edhe me pjesëmarrjen e akterëve tjerë të përfshirë në këtë çështje.
3. Zhvillimi i një ankete/hulumtimi me qytetarë në lidhje me çmimin e sigurimeve (anketa/hulumtimi të bëhet bashkë me ne, pra, grupi ynë “Marakli t’kerreve” të jetë i përfshirë në këtë projekt.
4. Grupi ynë të jetë i pranishëm në diskutimet mes BQK-së dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
5. Marrëveshja e re të bëhet duke pas, në plan të parë, interesin e qytetarëve e jo të kompanive të sigurimit.
6. Vendimi i ri të merret në mënyrë transparente, duke informuar paraprakisht qytetarët, mediet dhe neve si grup/organizatorë të protestës”.























