19:21 / 26.11.2019
KEDS-i bashkëndien me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri
Të tronditur nga tërmeti në Shqipëri, KEDS bashkëndjen dhimbjen me familjarët e viktimave dhe të lënduarve gjatë mengjesit të sotëm.
"Tërmeti ka shkaktuar pasoja dhe dëme të mëdha prandaj KEDS është mobilizuar dhe po i del në ndihmë Shqipërisë dhe popullit shqipëtar me të gjitha kapacitetet e mundshme. Jemi prekur shpirtërisht dhe sot jemi më të bashkuar se kurrë. Ua rikujtojmë se fondi për ndihma nga portali qeveritar shqiptar e-Albania është i hapur për ndihma", thuhet në komunikaten e KEDS-it.























