Oda Ekonomike Amerikane me iniciativë për ta mbështetur Shqipërinë
BKT
Ekonomi

Oda Ekonomike Amerikane me iniciativë për ta mbështetur Shqipërinë

Në shenjë solidarizimi me popullin shqiptar, që po kalon një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit fatal të 26 nëntorit, Oda Ekonomike Amerikane dhe Gjirafa.com ftojnë të gjitha kompanitë në Kosovë që të ndihmojnë me artikuj ushqimorë, veshmbathje, apo të holla.

Ndihmat do të mblidhen në zyrat e Gjirafa.com (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Km i 6-të) dhe në zyrat e Odës Ekonomike Amerikane (Perandori Justinian, 132 Prishtinë), ndërsa për informata më të hollësishme rreth kontribuimit mund të kontaktoni në numrin +38345109900, ose +38344991206, apo përmes e-mailit në [email protected].

“Oda Amerikane i falënderon kompanitë anëtare që menjëherë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për donacione. Mendjet dhe zemrat tona janë me Shqipërinë, me shpresë që fatkeqësi të tilla natyrore të mos përsëriten”, thuhet në një njoftim nga Oda.


MË SHUME NGA Ekonomi