19:44 / 28.11.2019
Istrefi: Të gjithë numrat e Zmobile tani janë pjesë e Vala-s
220 mijë numrat e telefonisë mobile Z-Mobile kanë kaluar zyrtarisht në Platformën e Vala-s.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, tha se tashmë, të gjithë numrat e Z Mobile, janë pjesë e Telekomit të Kosovës, si të gjithë komsumatorët e Valës.
"Inkorporimi i numrave ishte një procedurë teknike e filluar sot, në ora 00:01. Konsumatorët kanë pranuar një mesazh nga Vala, për vijimin e shërbimeve, duke pranuar edhe 50GB, 150 min kombëtar dhe 150 sms. Vala është e Kosovës", ka shkruar Istrefi në "Facebook".























