Mbahet tryezë për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës
BKT
Ekonomi

Mbahet tryezë për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës

RTKlive

Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt sot është i ftuar në tryezën "Zhvillimi i ardhshëm i Kosovës - Si mund të kontribuojë qeveria e re?".

Siguria e energjisë, krahas informalitetit dhe grumbullimi i lëndëve të pazgjidhura në gjykata janë vetëm disa nga problemet që janë adresuar nga komuniteti i biznesit. Për të trajtuar këto sfida, do të jenë të nevojshme fonde të qeverisë, por edhe politika dhe reforma qeveritare.

A do të ketë qeveria e re fonde të mjaftueshme të ndara në buxhetin e saj për të adresuar këto çështje? A ka rrezik që paratë do të shpenzohen në mënyrë të gabuar? Dhe çfarë mund të bëjë një qeveri e re për ta përmirësuar klimën e investimeve për të tërhequr, për shembull, më shumë kompani gjermane për të investuar në Kosovë? Përfundimisht, si mund të ndihmojë qeveria e Kosovës në krijimin e më shumë vendeve të punës në sektorin privat për të rinjtë?.

Për të diskutuar këto çështje, OEGJK bashkë me Institutin RIINVEST kanë ftuar z. Christian Heldt, Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, znj. Asli Senkal, Ekonomiste e Grupin të Bankës Botërore dhe z. Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv i Institutit RIINVEST në një tryezë të rrumbullakët më 4.12.2019, duke filluar nga ora 14:00 në Riinvest / Prishtinë.

Diskutimi do të moderohet nga Z. René Eschemann, Drejtor i Bankës Gjermane për Zhvillim KfW në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, njëheri Zëvendës President i Bordit të Drejtorëve të OEGJK-së.

 


MË SHUME NGA Ekonomi