Itali, ngadalësohet rritja ekonomike

Itali, ngadalësohet rritja ekonomike

Italia do të njohë një rritje prej 0,2% të PBB-së në 2019 dhe më pas 0,6% në 2020, theksoi sot Instituti Kombëtar italian i Statistikave (Istat).

Këto shifra tregojnë një ngadalësim në raport me vitin 2018 (+0,8%), por kryesisht në raport me vitin 2017 (+1,7%), ndërkohë që ekonomia italiane është prekur edhe nga ngadalësimi ekonomik në Europë, tensionet tregtare mes Kinës, Europës dhe SHBA-së dhe maturisë së kompanive, që investojnë pak.

“Rritja, shumë modeste, do të nxitet kryesisht nga kërkesa e brendshme, me një mbështetje ekuivalente të familjeve dhe investimeve të kompanive”, theksoi Istat.

Komisioni Europian është pak më pesimist duke vlerësuar se PBB-ja italiane duhet të rritej me 0,1% në vitin 2019, më pas me 0.4% në vitin 2020.

Italia do të jetë vendi i fundit për sa i përket ritmeve të rritjes së zonës së euros dhe të Bashkimit Europian.

Qeveria italiane, e përbërë nga Lëvizja 5 Yjet (anti-sistem) dhe Partia Demokratike (qendra e majtë), e ka bazuar buxhetin e saj në një rritje të PBB-së prej 0,1% në 2019 dhe 0.6% në vitin 2020.

“Përkundër kësaj situate pak të zymtë, situata në frontin e punësimit është përmirësuar lehtë”, theksoi Istat.


MË SHUME NGA Ekonomi