ASK publikon statistikat e Hotelerisë për tremujorin e tretë të vitit 2019
Sharr Travel

ASK publikon statistikat e Hotelerisë për tremujorin e tretë të vitit 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM3 2019.

Në tremujorin e tretë të vitit 2019 (TM3 2019) pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.

Në TM3 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 86 075, prej tyre 37.28% ishin vendorë dhe 62.72% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 155 784 netë, prej tyre 31.78% nga vendorët dhe 68.22% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 35 268 vizitorë dhe 63 037 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj, sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2018.

Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Hotelerisë, vizitoni:http://ask.rks- gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/hotelet-dhe-turizmi