Çmimet e naftës shënuan rënie
Sharr Travel

Çmimet e naftës shënuan rënie

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 13 cent dhe u tregtuan me 62.87 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 17 cent dhe u tregtuan me 58.26 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,476.19 dollarë amerikanë për onz.

Autor: RTKlive