Bien sërish çmimet në Zvicër, hera e gjashtë në 12 muaj
Sharr Travel

Bien sërish çmimet në Zvicër, hera e gjashtë në 12 muaj

Çmimet në Zvicër ranë me 0.1% në nëntor 2019, hera e gjashtë në 12 muaj. Por jo gjithçka është më e lirë.

Çmimet ranë në dhjetor 2018 (-0.3%), janar 2019 (-0.3), korrik (-0.5), shtator (-0.1), tetor (-0.2%) dhe nëntor 2019 (-0.1). Kur kombinohet me inflacionin e ulët të përjetuar në 6 muajt e tjerë, rënia e çmimit 12-mujor është -0.1%, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, jo gjithçka ka rënë në çmim. Llogaritjet e inflacionit zviceran përfshijnë lëvizjet e çmimeve nëpër një shportë të gjerë të mallrave dhe shërbimeve.Çmimet e disa gjërave kanë rënë shumë më shumë se 0,1% gjatë 12 muajve të fundit. Po kështu, disa gjëra janë rritur në çmim, përcjell tutje albinfo.ch.

Çmiimet u rritën ose mbetën të qëndrueshme për veshje dhe këpucë (+ 3.3%), strehim (+ 0.0%), rekreacion dhe kulturë (+ 0.0%) dhe restorante dhe hotele (+ 0,5%). Këto përbëjnë rreth 47% të një buxheti tipik shtëpiak.Gjërat që kanë pësuar rënie të konsiderueshme të çmimeve 12 muajsh janë energjia në shtëpi (-4.7%), kujdesi shëndetësor (-0.6%) – kjo nuk përfshin premitë e sigurimit shëndetësor, transportin (-1.2%) – çmimet e karburantit ranë 6.5% dhe ushqimi ( -1.4%).

Këto katër gjëra së bashku përbëjnë rreth 40% të një buxheti tipik shtëpiak.Rënia e çmimit të ushqimit ishte më e madhja për ata me preferencë për frutat dhe perimet e freskëta (-4.0%) dhe drithërat (-3.9%). Perimet frutore, siç janë domatja, kastravecat, ullinjtë, specat, kunguj, patëllxhanë, misri i ëmbël dhe avokadot janë 16.6% më të lira se sa ishin 12 muaj më parë, përcjell tutje albinfo.ch.

Dashamirët e mishit dhe qumështit (+ 0.2%), nga ana tjetër, nuk do të kenë ndier të njëjtat efekte goditëse të çmimeve të deflacionit.


MË SHUME NGA Ekonomi