Hetimi ndaj operatorëve të naftës s’ka përfund
Sharr Travel

Hetimi ndaj operatorëve të naftës s’ka përfund

Pas dyshimeve se kompanitë e naftës ishin marrë vesh për “marrëveshje karteli”, apo rritje të çmimeve të derivateve në mënyrë të koordinuar,  Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK),  kishte filluar hetimet pasi në dhjetorin e vitit të kaluar fitimi mesatar për to ka qenë 124 për qind.

Po ashtu, Komisioni i Autoritetit ka miratuar Njoftimin e Fakteve Paraprake të konstatuara gjatë procedurës hetimore ndaj 14 kompanive dhe ka ardhur në këto përfundime: Autoriteti Kosovar i Konkurrencës konstaton se në bazë të fakteve të gjetura gjatë procedurës hetimore, ndërmarrjet që operojnë me shitjen me pakicë të naftës nuk kanë reflektuar në mënyrë individuale për çmimin e shitjes dhe fitimit bruto për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Kjo do të thotë që kompanitë që janë në procedurë hetimore, dyshohet se kanë pasur fitim prej rreth 9 % gjatë muajve janar-tetor 2018, kurse fitimi në muajin nëntor ka qenë në mesatare prej 60%.  Në dhjetor të vitit 2018 fitimi mesatarisht ka qenë 124%.

Të njëjtat dyshime ekzistojnë edhe sa i përket shitjes me pakicë të benzinës.

Më konkretisht, derisa fitimi për periudhën janar-tetor 2018 ka qenë 12%, në nëntor ka qenë 108% kurse në dhjetor 135%.

E lidhur me këtë kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka deklaruar për gazetën “Epoka e re”, se hetimi ndaj operatorëve të naftës s’ka përfunduar dhe se operatorët e naftës kanë ende kohë që t’i dërgojnë komentet e tyre. “Misioni i AKK-së është që të angazhohet që të parandalojë çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në vend. Në këtë kontekst, hetimi ynë ndaj shkeljeve të mundshme nga operatorët e derivateve të naftës në Kosovë kishte filluar pas reagimeve të shumta të juve mediave dhe publikut në përgjithësi në fund të vitit 2018, kur kishte informacione se çmimi i derivateve të naftës në berzën ndërkombëtare kishe shënuar rënie, por një gjë nuk ishte reflektuar në çmimet në tregun e Kosovës. Para disa ditëve, AKK ka bërë publike të dhëna të një hetimi i cili s’ka përfunduar ende, sepse operatorët e naftës kanë ende kohë që t’i dërgojnë komentet e tyre. Andaj, ne jemi në pritje të këtyre komenteve. Duhet thënë se hetimi ynë është bazuar në të dhënat që AKK ka mbledhur nga institucionet e tjera relevante, siç janë Doganat, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ATK-ja”, ka deklaruar Preshtreshi për gazetën “Epoka e re”.


MË SHUME NGA Ekonomi