9 milionë euro për ndërtimin e rrugëve rajonale të Kosovës

9 milionë euro për ndërtimin e rrugëve rajonale të Kosovës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”.

Ky projekt është në vlerë prej 9 milionë eurove dhe sot është vetëm faza e parë e projektit.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se ky projekt është në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës rrugore në vend.

“Më vjen shumë mirë që në këtë fundvit po ju ofrojmë qytetarëve të Gjilanit, Kllokotit, Prizrenit, dy projekte shumë pozitive që kanë ndikim në këto komuna, zgjerimin e rrugëve. Ministria e Infrastrukturës ka qenë e përkushtuar të zhvilloj infrastrukturë moderne, që i kanë dhënë shije Kosovës dhe kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik të gjithëmbarshëm. E falënderoj BERZh-in për mbështetjen, është projekti i parë ja kemi dal që fal profesionalistëve, kostoja është afërsisht 9 milionë”, tha Lekaj, raporton EO.

Zyrtari nga BERZh-i, Nail Tajlor, tha se si BERZh- i mbështesin projektet e tilla në përmirësim të infrastrukturës për përmirësimin e jetëve të njerëzve.

“Jam shumë i nderuar që sot kemi nënshkruar, kontratën për fazën e parë, është një proces i gjatë. Jemi të nderuar që si BERZh të marrim pjesë në këtë projekt, dua të përgëzoj ministrin dhe kabinetin për punën”, tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi