Oda e Afarizmit zëri i biznesit

Oda e Afarizmit zëri i biznesit

Ka tre vite që është themeluar e Oda e Afarizmit të Kosovës.

Qëndresa Ibrahimi, koordinatore e Odës së Afarizmit të Kosovës, tha se për këto tre vite nuk kanë munguar aktivitetet e Odës së Afarizmit në Kosovë e cila edhe gjatë vitit 2019, i ka shtuar aktivitetet.

“Ne në fillim kemi pasur vetëm katër biznese, ndërsa sot kemi mbi 400 anëtarë aktiv”, tha ajo Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj situata politike këtë vit ka ndikuar në aktivitetet që kanë lidhje me institucionet e Kosovës.

Oda e Afarizmit të Kosovës është një fryt i një analize të gjatë dhe të hollësishme të një grupi të afaristëve, të cilët duke parë ngecje të mëdha në fushën e të bërit biznes janë bashkuar për t’i dhënë një kahje më pozitive fushës më të rëndësishme në vend.

Në këtë kontekst, themeluesit e OAK-së, janë afaristë të suksesshëm me përvojë shumë vjeçare në Kosovë dhe jashtë saj, dhe synim kryesor kanë rritjen e ekonomisë së vendit, të ofrojë alternativa në afarizëm në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit të ekonomisë.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi