Pekini 13-fishon blerjet e sojës amerikane
Sharr Travel

Pekini 13-fishon blerjet e sojës amerikane

Kina ka shtuar blerjet e sojës nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që të dy vendet janë pranë arritjes së një marrëveshjeje fillestare mbi tregtinë.

Nga Shtatori në Nëntor, importet kineze të sojës amerikane u 13-fishuan nga e njëjta periudhë një vit më parë. Eksportet amerikane të sojës drejt kinës ranë ndjeshëm në gjysmën e dytë të vitit 2018, pasi Pekini u kundërpërgjigj ndaj tarifave të SHBA.

Për rrjedhojë, blerjet kineze të sojës amerikane këtë vit ndodhën nëpërmjet marrëveshjeve specifike, jashtë kanaleve normale të tregtisë që do t’i kthenin importet në subjekte të tarifave prej 30%, shkruan “scantv”.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një konflikt tregtar për më shumë se 1 vit, duke aplikuar tarifa ndaj miliarda dollarë mallra të secilit vend.

Ndërkohë që të dy palët qëndrojnë të ndara për çështje si roli i shtetit kinez në ekonomik,  delegacionet vendosën në muajin Tetor që të punojnë mbi një marrëveshje të “fazës së parë”.

Sipas raportimeve, arritja e kësaj marrëveshjeje do të përfshijë blerjen e produkteve të bujqësisë në SHBA dhe heqjen e një pjese të tarifave. Eksportet kineze në SHBA ranë me 23 % në Nëntor dhe importet u rritën me 2.7 %.