Avokati i Monegos kërkon pezullimin e revokimit të licencës
Aksionari i institucionit jobankar Monego, së bashku me përfaqësuesin e saj në Kosovë dhe avokatin e kompanisë, Arian Koci kanë mbajtur konferencë për medie pas revokimit të licencës nga Banka Qendrore e Kosovës.
Avoakti Arian Koci tha se kërkojnë nga BQK-ja të shtyhet revokimi i licencës, pasi që konsideron se një veprim i tillë është joligjor, madje edhe skandaloz.
Ai tha se nëse nuk merren masat e menjëhershme për tërheqjen e këtij vendimi rastin do ta dërgojnë edhe në arbitrazh.
“Ky vendim është skandaloz dhe krejtësisht kundër ligjor dhe dëshpërim total i një investitori të huaj. Ne do të kërkojmë që të shtyhet revokimi i licencës dhe t’i mundësohet të menaxhoj pasurinë e vet. Nëse nuk ec në këtë mënyrë ne kemi edhe opsionin në arbitrazh sepse jemi të bindur se ky rast është i fituar”, tha Koci.
Koci mendon se vendimi i Bankës Qendrore për revokimin e licencës së Monegos është juridikisht i paqëndrueshëm në shumë nivele.
Aldis Mublejt aksionar i Monegos tha se kanë investuar më shumë se 12 milionë euro në Kosovës dhe se qëllimi ka qenë të ndihmohen qytetarët kosovarë.
“Monego ka ardhur në Kosovë në vitin 2017 dhe misioni ynë ka qenë të ofrojmë financa për ata që kishin nevojë. Çfarë na bënë neve si kompani ndryshe është dallimi i modelit të korporatës dhe të forcojmë pozitën tonë në tregjet financiare dhe ne shërbejmë diku 13 mijë persona në muaj. Kemi investuar më shumë se 12 milionë euro për të themeluar Monegon në Kosovë. Ne nuk marrim depozita publike dhe nuk rrezikojmë parat e juaja”, tha ai.
Mublejt tha se kanë plane afatgjate në Kosovë dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Bankën Qendrore.
“Vendimi i likudimit Visar Zeneli për pezullimin e degëve krijon pasiguri të vendeve të punës për 250 punonjës të kompanisë në Kosovë andaj ne i kërkojmë likuiduesit të ketë transparencë të plotë në aktivitetet , ndërsa nga Banka Qendrore kërkojmë të konfirmojë që të gjitha fondet Monego të rikthehen duke filluar me gjërat bazike” tha Mublejt.EO
Banka Qendror e ka Kosovës ditë më parë mori vendim të mbyll dy institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë. Ato janë Iute Credit dhe Monego.
























