Pesë vjet të Fuqizimit të Sektorit Privat në Kosovë
BKT
Ekonomi

Pesë vjet të Fuqizimit të Sektorit Privat në Kosovë

Në pesë vjetorin e Fuqizimit të Sektorit Privat në Kosovë, drejtoresha e USAID në Kosovë, Lisa Magno, foli për shënimin e sukseseve të aktiviteteve të këtij misioni në Fuqizimin e Sektorit Privat, i cili filloi në vitin 2014.

USAID-i nisi projektin e Fuqizimit (EMPOWER) të Sektorit Privat për të ndihmuar bizneset në zgjerimin dhe përmirësimin e kapaciteteve për shitje në tregje ku është identifikuar kërkesa për produkte të tyre, si dhe në rritjen e eksportit dhe të fituarit nga ana e punëtorëve të shkathtësive për të qenë konkurrent në treg.

Projekti EMPOWER, sektori privat i USAID-it është përmbyllet me sukses, duke krijuar  5109 vende të reja pune dhe mbi 101 milionë dollarë në eksporte të produkteve të bëra në Kosovë.

Drejtoresha e misionit USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, u shpreh e lumtur me arritjen e vendit tonë për pesë vjet punë në sektorin privat, pasi prodhimet e Kosovës janë ndër më të kërkuarat në tregun ndërkombëtar.

Drejtori i projektit EMPOWER, Skender Rama, tha se për ta dëshmuar suksesin e kompanive kosovare për punën pesë vjeçare,  kanë ndërtuar një shtëpi para hotel “Emerald”, e cila është e mbushur me produkte kosovare dhe të cilat eksportohen në mbi 50 vende të botës.

Rama tha se synimi i tyre ka qenë të  mbështesin sektorët që kishin më shumë potencial për rritje, si sektori i  përpunimit të drurit, veshmbathjeve, teknologjisë, energjisë e shumë të tjerë.


MË SHUME NGA Ekonomi