​Investimi në vreshta të reja, Stone Castle rritë prodhimtarinë
BKT
Ekonomi

​Investimi në vreshta të reja, Stone Castle rritë prodhimtarinë

Kompania që merret me prodhimin e verës dhe rakisë, Stone Castle ka arritur të zgjeroi sipërfaqen e mbjell me vreshta në mënyrë që të rrisë prodhimtarinë e verës. Kjo falë një projekti tre vjeçar bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë.

Në rreth 45 hektarë është investuar në këto tri vite në mbjelljen e shumë fidanëve të rrushit. Krahas kësaj qëllimi i projektit ka qenë ulja e papunësisë në zonën e Rahovecit, trajnime e ndryshme dhe kursimi i energjisë elektrike.

Në kurorëzimin e këtij bashkëpunimi, menaxherja e projektit, Teuta Kurshumlija në një ceremoni ku kishte shumë të ftuar, tha se me anë të kësaj po kontribuojnë në uljen e papunësisë në nivelin afatgjatë dhe afatshkurtër në Rahovec.

Ndërsa për investimet në vreshtat e reja, menaxheri gjeneral, Ylber Bajraktari u shpreh se në sipërfaqen prej 45 hektarëve janë mbjellur mijëra fidane me -varitetet të rrushit që janë më të kërkuara në Evropë.

Teksa tha se kompania Stone Castle është dielli dhe hëna e regjionin të Rahovecit.

E udhëheqësi i divizionit të financave, Flamur Mehmetaj tha se ky projekt ka bërë që të rritet prodhimtaria e verës mbi 450 mijë kilogram në vit.

Ndërkaq, enologu Fejzullah Berisha tha se projekti ka shërbyer edhe për kursimin e energjisë elektrike.

“Stone Castle” është një prej kompanive më të njohura në Kosovë, e cila ka traditë të madhe në prodhimin e verës dhe rakisë.


MË SHUME NGA Ekonomi