07:04 / 16.12.2019
Fshati që u shkatërrua nga tërmeti
Më 16 dhjetor të vitit 1811, fshati i Madridit të Ri në Missouri u trondit nga një prej tërmeteve më të fuqishme që kishin njohur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara.
|
Kërkime nga sizmologë të shekullit të 20 zbuluan, se tërmeti i Madridit të Ri ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Fshati pothuajse u shkatërrua nga tërmeti, i cili gjithashtu shkaktoi një devijim të përkohshëm të rrjedhjes së lumit Misisipi. Tronditjet u ndjenë që nga pjesa lindore e Kanadasë në veri e deri në Gjirin e Meksikës në jug. Për çudi vetëm dy veta humbën jetën dhe kjo ndoshta për arsyen se dëmet më të mëdha ndodhën në zona shumë pak të populluara. |
|
|























