12:43 / 17.12.2019
Pensioni mesatar në Rumani është 270 euro
Në buxhetin e vitit 2020 qeveria e re liberale e Rumanisë parashikon rritje të pensioneve me 40 për qind. Kjo është rritja më e madhe që nga 30 vite e këtej.
Shtimi i pensioneve u parashikua nga qeveria e mëparshme e së majtës me qëllim rritjen e mbledhjes së taksave dhe uljen e shpenzimeve shtetërore. Me deficit buxhetor nga 4.4 për qind për vitin 2019 autoritetet premtojnë që vitin e ardhshëm deficiti të ulet deri në 3.6 për qind.
Mirëpo, Komisioni Evropian parashikon që gjatë vitit 2021 deficiti të arrijë 6.1 për qind nga produkti i brendshëm bruto në sfondin e limitit në BE nga 3 për qind. “Standart&Pauërs” uli rejtingun e vlerësimit të Rumanisë nga “i qëndrueshëm” në “negativ”. Tani pensioni mesatar në Rumani është 270 euro.























