06:38 / 19.12.2019
Mbahet tryezë për borxhin publik
Sot mbahet tryezë diskutimi në të cilën do të debatohet për borxhin publik.
Në këtë ngjarje do të diskutohet edhe për kapacitetin e institucioneve për t’i menaxhuar kreditë, meqë në disa raste janë zvarritur projektet përkundër që financimi i tyre ishte siguruar përmes borxhit.
Të ftuar janë Hekuran Murati – Analist Financiar dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës nga VV, Lulzim Rafuna – Këshilltar, Ministria e Financave dhe Sokol Havolli – Zëvendës Guvernator, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
BIRN Kosova në partneritet me 10 organizata jo-qeveritare të Ballkanit është duke implementuar projektin e financuar nga Bashkimi Europianpër monitorimin e financave publike në Ballkan.























