13:21 / 19.12.2019
Çmimet e naftës shënuan rritje
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.03 për qind dhe u tregtuan me 66.20 dollarë amerikanë për fuçi.
Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën po me 0.03 për qind dhe u tregtuan me 60.91 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte në nivelin e qendrueshëm prej 1,476.43 dollarë amerikanë për onz.























