06:34 / 20.12.2019
Prezantohet raporti `Transformimi Digjital i NVM-ve në Kosovë`
Oda Ekonomike e Kosovës sot do të prezantojë studimin bazë mbi digjitalizimin “Transformimi Digjital i NVM-ve në Kosovë: Sfidat dhe Mundësitë”.
Ky studim është mbështetur nga GIZ CETEP në kuadër të projektit të përbashkët “Partneriteti Strategjik për Transformim Digjital dhe Konkurrueshmërinë e Sektorit Privat”, dhe është i pari i këtij lloji në Kosovë që trajton në detaje nivelin e tranformimit digjital të NVM-ve në Kosovë, shfaq sfidat që bizneset hasin në procesin e digjitalizimit, si dhe rëndësinë e potencialin që ofron transformimi digjital.























