07:19 / 21.12.2019
Odat Ekonomike mbajnë konferencë për zhvillimet ekonomike në 2019
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë konferencë të përbashkët për media para përfundimit të vitit.
Në konferencën për shtyp drejtuesit e të dyja odave ekonomike do të diskutojnë për zhvillimet ekonomike përgjatë vitit 2019, si dhe do të prezantojnë rekomandimet e tyre për vitin 2020.
Konferenca për shtyp do të mbahet në zyrat e Odës Amerikane.























