​Bursat evropiane stabile para festës së Krishtlindjes
BKT
Ekonomi

​Bursat evropiane stabile para festës së Krishtlindjes

Bursat evropiane e përfunduan pa ndonjë drejtim të caktuar, veçanërisht pa lëvizje të mëdha ditën e sotme, për shkak të mungesës së treguesve kryesorë për të filluar një javë, e cila premton të jetë logjikisht e qetë, e ndërprerë nga festa e Krishtlindjes.

Nuk pati ndonjë lajm për të shqetësuar tregjet dhe në rendin e ditës pati vetëm një tregues: urdhrat për mallrat e qëndrueshme në SHBA, që pësuan ulje në nëntor, duke kundërshtuar parashikimet e analistëve.

Duhet thënë se viti 2019 ishte mjaft i pasur për indekset kryesore: + 27 % për CAC 40 në Paris, + 26 % për Dax në Frankfurt dhe + 13 % për FTSE në Londër.

Sipas analistëve, fundi i vitit premton të jetë i qetë për tregjet evropiane./ATSH/


MË SHUME NGA Ekonomi