Gara: Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në ANP `Adem Jashari`
BKT
Ekonomi

Gara: Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në ANP `Adem Jashari`

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) `Adem Jashari`, që nga viti 2011 deri më tani, shtetit të Kosovës, buxhetit të saj, i ka sjell rreth 100 milionë euro, tha zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, për emisionin, ‘Studio e Hapur’ në Radio Televizionin e Kosovës.

“Vetëm për tarifën e koncesionit kemi paguar diku rreth 50 milionë, 23 milionë par shërbimet e Navigacionit Ajror dhe rreth 14 milionë për Autoritetin e Aviacionit Civil. Besojmë se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me këto tarifa, e të cilat shifra përcaktohen edhe me marrëveshjen me rastin e dhënies me koncesion” tha Gara.

Sipas saj, terminali i ANP-së mund të përballojë një fluks prej 3 deri në 5 milionë udhëtarë në vit, gjatë kohës së konsolidimit pritet të arrihet një kapacitet deri në 5 milionë udhëtarë, këto, sipas saj, janë paraparë edhe në kohen kur është themeluar Terminali.

“Me stafin dhe teknologjinë që kemi aeroporti “Adem Jashari”, mundë të përballojë çfarëdo fluksi të udhëtarëve”, thotë ajo.

Gara beson se deri në fund të këtij viti pritet të arrihet një numër prej rreth 2 milionë e 400 mijë udhëtarësh, apo mbi 10 për qind me shumë se një vit më parë, si dhe një shtim të fluturimeve prej 8 për qind. Liberalizimi i vizave, sipas saj, do të shtonte dukshëm numrin e udhëtarëve edhe pse, bazuar në praktikat rajonale, kjo nuk do të ishte një rritje e qëndrueshme.

Ajo tregon se janë duke u bërë investime në pistën e aeroportit dhe nga viti i ardhshëm nuk do të ketë probleme të anulimeve të aterrimeve. Problemi i mjegullës, sipas saj, është një problem i vazhdueshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, meqenëse shtrihet në një lokacion, i cili ka shumë mjegull.

Për më tepër ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Ekonomi