SHSKUK mohon rrezikun nga përdorimi i kontrastit paramagnetik
SHSKUK ka reaguar pas shkrimeve në media se jeta e pacientëve në Klinikën e Radiologjisë po rrezikohet nga përdorimi i kontrastit paramagnetik për kontrollime me rezonancë magnetike.
SHSKUK i demanton shkrimet e tilla dhe konstaton se kontrasti për nga funksioni nuk është ilaç (bari farmakologjik) dhe fillimisht nuk ka veprim farmakologjik në trup, përndryshe nuk do të mund të quhej mjet kontrasti.
“Kontrasti përdoret për të marrë informata shtesë imazherike mbi ndryshimet patologjike të mundshme gjatë inçizimeve radiologjike, dhe jo për qëllime terapeutike. Kontrasti paramagnetik pērdoret në të gjitha njësitë e SHSKUK, sipas dozave të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e panikut në popullatë me deklarata për të cilat SHSKUK nuk ka dëshmi se janë të autorizuara nga prodhuesi, është tendencioze dhe tepër e rrezikshme. SHSKUK, tashmë ka kërkuar qartësime nga prodhuesi për deklaratat e distributorit lokal dhe do ta informoj opinionin në ditët në vijim”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.























