06:38 / 30.12.2019
Remitencat rriten për 6.3 përqind
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitencat vazhdojnë të jenë njëra ndër shtyllat kryesore të të hyrave për Kosovën.
"Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan vlerën prej
553.3 milionë euro deri në gusht 2019, apo 6.3 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018", thuhet në raportin e fundit të BQK-së.
Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, prej nga dërgohen 41.3 përkatësisht 19.8 përqind e gjithsej remitencave.
'Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.1 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 199.2 milionë euro duke shënuar rritje prej 22.9 përqind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018", ka njoftuar BQK, raporton RTKlive.
Në kuadër të strukturës së IHD-ve, sipas BQK-së, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 161.0 milionë euro dhe shënoj rritje prej 2.1 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 38.2 milionë euro (4.4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018).
Gërxhaliu: Edhe më tutje remitencat shpëtim i Kosovës
Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se edhe në vitin 2019 diaspora e Kosovës dha kontributin e vet në shumë dimensione në veçanti në aspektin ekonomiko-social.

"Rritja ekonomike për vitin 2019 është e mbështetur vetëm në një indikator dhe ajo është rritja e konsumit që është kontribut direkt i remitencave nga diaspora të cilaz në këtë vit kanë shënuar rritje për 6 për qind", tha ai.
Sipas tij është obligim moral i institucioneve tona të bëjnë më tepër që remitencat të hyjnë në zhvillim ekonomik të Kosovës dhe të hapen vende të reja ë punës, pëmirësim të bilancit të pagesave dhe transfer të nohurive të tyre të fituara në vende të jashtme që do të jenë në funksion të qëndrueshmërisë dhe ardhmërisë dhe Kosovës.
"Duhet të kuptohet se diaspora kosovare përveç dhënies së kontributit ekonomiko-social, ajo është ambasadore më e fuqishme për përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe promovimit të saj", tha ai.























