Viti 2019 nuk ka qenë vit i progresit dhe zhvillimit ekonomik
Viti që po e lëmë pas nuk ishte i mirë as për ekonomi. Njohës të kësaj fushe thonë se ka pasur rënie të investimeve, bilanc negativ tregtar, moskrijim të vendeve të reja të punës e të tjera. Sipas tyre, në vitin 2019 kishte edhe veprime pozitive në ekonomi por ishin të vogla. Përmbledhja në vazhdim sjell hollësi.
Faton Salihu, RTK
Viti 2019 nuk ka qenë vit i progresit dhe zhvillimit ekonomik. Kështu thonë njohës të kësaj fushe, të cilët theksojnë se ka pasur rënie të investimeve, bilanc tejet negativ tregtar, mos krijim të vendeve të reja të punës por jo vetëm. E veprime pozitive, sipas tyre, ka pasur aq pak sa nuk janë vërejtur fare.
Skënder Krasniqi nga Oda e Afarzimit tha se fatkeqësisht kjo rritje ekonomike dukebe marrë parasysh gjendjen, nivelin e ultë të zhvillimit tonë është më e vogël se se një rritje prej 0.1 % të një shteti tjetër.
Safet Gërxhaliu nuk ka ndryshuar mendim sa i përket taksës 100%. Ai thotë se ky vendim nuk ka qenë i duhur.
"Dhurata më e mirë që ju ka bë Serbisë ka qenë kjo taksë, dhe ka promovuar si barrierë që Kosova ja bënë, tha Gërxhaliu.
Por cilat janë pritjet për vitin e ardhshëm dhe rekomandimet për qeverinë e ardhshme, të cilat sipas tyre, duhet vetëm vullnet dhe guxim për të vepruar.
Nagip Skënderi profesor i dkonomisë tha se qeveria duhet ta ketë një pogram strategjik e cila është ën funksion të mriëqenies ekonomike dhe sociale të qytetarëve, dhe në këtë kontekst duhet të orientohen në 4 shtylla kryesor për një zhvillim substancial ekonomik.
Përfaqësues të odave ekonomike insistojnë se qeveria duhet të jetë më bashkëpunuese me sektorin privat, në mënyrë që kjo e fundit të jetë promotor i zhvillimit ekonomik.























