Mazreku: Kushtëzimet për regjistrimin e veturave antikushtetuese
BKT
Ekonomi

Mazreku: Kushtëzimet për regjistrimin e veturave antikushtetuese

Fushata të shumta ka bërë gjatë gjithë vitit Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, për të zvogëluar numrin e aksidenteve në trafik.

Në një intervistë për “Bota sot”, drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate, Sami Mazreku, ka folur për efektin e këtyre fushatave, sukseset që e kanë shënuar këtë vit, vendimin e BQK-së për rritjen e çmimit për regjistrimin e veturave.

Po ashtu ka folur edhe Ligjin për Automjete, që sipas tij duhet të ndryshohet, pasi për një vit qytetarët humbin 15 milionë euro. Mazreku ka thënë se kanë bërë kërkesë që të hiqen kushtëzimet për regjistrimin e veturave, që janë antikushtetuese, që nuk ka kaluar në lexim të dytë në Kuvend, por që këtë kërkesë do ta bëjnë sërish në fillim të vitit 2020, dhe para vjeshtës sëardhshme të ndryshojë ligji që pjesa e mbetur e taksës të bartet tek pronari i ri, sikur ka qenë 3-4 vite më herët.

E një tjetër problem që e kanë paraqitur tek Avokati i Popullit dhe që ankesa është pranuar, ka të bëjë me pagimin e gjobave për ta regjistruar veturën, e për këtë problem pritet formimi i Qeverisë që më pas të veprojë Avokati i Popullit.


MË SHUME NGA Ekonomi