VIDEO-Kosova ka traditë mbi 80 vjeçare të bjeshkatarisë
BKT
Ekonomi

VIDEO-Kosova ka traditë mbi 80 vjeçare të bjeshkatarisë

RTKlive

Edhe Kosova së fundi është bërë pjesë e shumë aktiviteteve nëpër bjeshkët e larta të organizuara nga Federata Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës (FBAK).

Teuta Bicaj nënkryetare e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, tha se edhe këtë dimër do të ketë aktivitete të ndryshme për ata që duan të jenë pjesë në ecje.

“Bjeshkataria në Kosovë daton nga viti 1928, kur është themeluar shoqëria “Gjeravica”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo vlerësoi se në Pejë është një shoqëri që të jep mundësi për atraksion. “Ka disa vite që është “Vija Ferata”, në Pejë, po ashtu edhe në Prizren do të jetë një e këtillë”, theksoi ajo.

Bicaj deklaroi se ecja në bjeshkë është e mirë edhe për shëndetin. “Ne si shoqëri e bëjmë planin një vjeçar”, tha ajo.

Ndryshe FBAK përfaqëson dhe mbron interesat e shoqërive bjeshkatare alpiniste nga mbarë Kosova. Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës përfaqëson dhe mbron interesat e shoqërive bjeshkatare alpiniste nga mbarë Kosova. Angazhohet në promovimin dhe vazhdimin e traditës mbi 80 vjeçare të bjeshkatarisë në Kosovë. Plotësisht i dedikohet rolit aktiv në mbrojtjen, konservimin dhe qasjen në bjeshkë.


MË SHUME NGA Ekonomi